5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Tentim vrasje në Suharekë pas mosmarrëveshjes rreth një parkingu

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Suharekë.

Sipas Policisë Rajonale të Prizrenit, e cila sapo ka dërguar njoftimin, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës.

Policia njofton se aty ka ndodhur një ngatërresë, e cila ka përfunduar me përdorimin e armës.

Sipas raporteve hetimore, dyshohet se tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër, kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu të automjeteve e më pas janë përleshur.

Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar.

Të dyshuarit janë marrë në pyetje për rastin.

Ndërkaq, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktojë se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar në hetimet e mëtejme.

Me këtë rast është sekuestruar një pistoletë e llojit “Parabellum”, prodhim korean, me 7 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit