Tentohet t’i vihet flaka një lokali në qendër të Prizrenit

Një person nga Prizreni është ankuar të premten në Polici se persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij që ndodhet në sheshin “Shatervan”.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, fillimisht persona të panjohur ia kanë thyer ankuesit një xham të lokalit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë thyer një xham të lokalit dhe me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit