Tërmet i fuqishëm në Indonezi, ka viktima

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një qendër të famshme turistike në Indonezi, me ç’rast jetën e kanë humbur së paku 10 persona.

Tërmeti i fuqisë 6.4 ballë të Rihterit dridhi ishullin Lombok, np qendër të Indonezisë, pak para orës 07:00 lokale të ditës së sotme, njofton BBC.

Në këtë ishull, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të Balit, shkojnë turistë nga e gjithë bota.

Shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe dhjetëra njerëz janë lënduar, citon BBC zyrtarët vendorë.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit