14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Testi të mos anulohet, por as të mos merret parasysh për studime

Dukagjin PupovcNjohësi i fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se testi shtetëror i Maturës nuk bënë të anulohet, për faktin se sic ka thënë ai brenda dy javësh nuk mund të ndryshohet asgjë.
Ai ka thënë se pikët e këtij testi nuk duhet të merren parasysh për regjistrim në arsimin e lartë, derisa ky test ta fitoj kredibilitetin e duhur.
Në vazhdim e gjeni postimin e plotë të Pupovcit në Facebook.
Edhe po të përsëritet testi i maturës pas dy-tri javësh nuk bëhet më mirë. Në këtë shoqëri, vullneti dhe gatishmëria për të fituar pa mund janë më të forta se vullneti dhe gatishmëria për të ju kundërvënë mashtrimit dhe vjedhjes.

Aty ku prindërit i ndihmojnë fëmijët në kopjim, ndërsa administratorët bëhen se nuk shohin ose, edhe më keq, bëhen pjesë e mashtrimit, nuk është e drejtë që testet e kësaj natyre të jenë përcaktuese për të ardhmen e fëmijëve. Prandaj, do të ishte e arsyeshme që pikët e testit të maturës të mos merren parasysh për regjistrim në arsimin e lartë derisa ky test të fitojë besueshmërinë që i mungon.

Ndërkaq, besueshmërinë do ta fitojë atëherë kur 50 ose 100 ose 500 mësimdhënës dhe zyrtarë të arsimit do të humbin vendin e punës ose do të përballen me ligjin për shkak se, në një mënyrë ose tjetër, janë bërë pjesë e skemave mashtruese. Kjo do një organizim krejt tjetër që shtrihet në gjithë vendin dhe nuk lë hapësirë për kompromise me mashtruesit dhe përkrahësit e tyre.

Më Shumë

U prangosën për fajde në Prizren, iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Eduard dhe Anton Kaçinarit,  të cilët dyshohen për, “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren. Gjykata Themelore në...

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Lajmet e Fundit