Krasniqi tregon për kërcënimet në Drenicë. Drejton gishtin kah ish rektori

Krasniqi-Jakup5-21Jakup Krasniqi thotë se në këto zgjedhje NISMA është dëmtuar shumë ngase siç thotë PDK ka blerë votat.
Ai ka përmendur edhe Ibrahim Gashin, ish rektor i UP’së për një rast kërcënimi.

“Unë po e them një kërcënim që i është bërë një bashkëvendasi tonë që jeton dhe punon në Suedi e që ka ardh me na ndihmu është kërcënuar nga ish rektori i Universitetit ose është ftuar nga ish rektori i Universitetit dhe është ftuar nga një profesor i Universitetit Teknik Ferat Shala që ka qenë pjesë e SHIK’ut dhe një formë ndryshe është kërcënuar”, tha Krasniqi në “Argument Plus” në RTV21.

Duke folur për koalicionin e opozitës Krasniqi tha se nuk është anti-kushtetues.

E Krasniqi tha se nuk është i gatshëm të marrë postin e zëvendëskryeministrit. Nuk ka përmendur emra se kush do të mund të marrë këtë post, derisa tha se nëse do i kërkonte partia do të mendonte për këtë pozitë.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit