6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Tetova shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast shkrimtari i madh tha se ndjehet i vlerësuar për këtë akt nga komuna e Tetovës, duke shtuar se e ka të vështirë të flas para lexuesve në një prej qyteteve iliro-shqiptare. Megjithatë theksoi se çdo shkrimtar sado i njohur që të jetë në botë dhe vendin e tij, ëndërron për çaste të këtilla.

“Nuk e kam lehtë të flas para jush, jo se nuk e di të them fjalë, por se çaste të tilla janë të rralla në jetën e shkrimtarëve, të jetë përpara lexuesve një prej qyteteve iliro-shqiptare. Këto janë çaste që çdo shkrimtar në botë ëndërron t’i përjetojë, pasi jeta njerëzore ushqehet nga ngjarje të këtilla. Iu falënderoj të gjithëve që erdhët në këtë sallë për të më takuar. Unë kur dëgjoj fjalët tuaja për atë që kam shkruar, harroj çdo mundim që kam përjetuar. Nuk ka vlerësim më të madh për mua, kur njerëzit presin të dëgjojnë nga shkrimtarët diçka më tepër”, tha Ismail Kadare, shkrimtar./Alsat.mk

Nga an tjetër kreu i Komunës së Tetovës,  Bilall Kasami tha se ky akt paraqet nder dhe krenari për Tetovën.

“Ditë e veçantë për tetovarët, jemi të nderuar dhe krenarë që sot shpallim “Qytetar Nderi” shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat që jetojmë në kohën e Ismail Kadare”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës

Më Shumë

Pësoi aksident para katër muajsh në Malishevë, i lënduari në gjendje kome vdes në QKUK

Një burrë i cili pësoi aksident para katër muajve, më 14 nëntor të vitit 2023 ka ndërruar jetë dje në QKUK. Viktima gjendej në gjendje...

Nënkryetari i Rahovecit monitoroi procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina, ka vizituar zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë,...

Lajmet e Fundit