6.9 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Thaçi: 25 korriku shoi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Thaçi-25korrikKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e 25 korrikut të vitit 2011, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka përkujtuar edhe rënien e policit Enver Zymberi.

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës.

Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Lajmet e Fundit