0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Thaçi: Amnistia, hap drejt normalizimit të marrëdhënieve

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Gjatë një interviste në Klan Kosova, Thaçi nuk ia dha meritat vetëm kabinetit të tij qeverisës për kalim të ligjit.

“Kemi konsultuar edhe partitë opozitare. Ka qenë një korrektësi në diskutimet tona të brendshme”, tha Thaçi. Ai foli edhe për kundërshtimet që ishin për nenin 3 të ligjit për Amnistinë.

“Kemi futur edhe nenin 3, që për hir të sqarimit të opinionit publik, nënkuptonte zbutjen e dënimit për 20 % për disa të mitur, për disa femra dhe për disa të moshuar të ketë amnisti për shkelje të ligjit të Kosovës, transmeton express.

Kryeministrit Thaçi nuk po i pëlqejnë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij, po bëhen shumë radikal për motive të pastra politike.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Ivica Dacicin, Thaçi insistoi se kosovarët janë të përgatitur mirë.

“Jemi përgatitur edhe me plan edhe me projekt. Plan dhe projekt që është përgatitur komplet nga zyra e Kryeministrit dhe që është prezantuar në të gjitha kryeqytetet e Quintit”, theksoi ai.

Ndonëse pranoi se mund të ketë bërë gabime, Kryeministri Thaçi tha se vendimet që po i merr janë të mirë të zhvillimit dhe reformave politike.

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Lajmet e Fundit