4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Thaçi: FAK do t’i kenë kapacitetet e mbrojtjes

FSK orkestra(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës ka thënë para pjesëtarëve të Forcës Sigurisë së Kosovës se shumë shpejt kjo forcë do të ndryshojë misionin e saj, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Ndërkohë, Ministri i FSK-së, Agim Çeku tha se po realizohet ëndrra e çdo qytetari për ta pasur ushtrinë e vet.

Në gjashtë vjetorin e pavarësisë, kreu i qeverisë, Hashim Thaçi paralajmëroj se FSK-ja do të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, sot para pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” Thaçi tha se Themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, janë segmente përmbyllëse të institucioneve që rrumbullakësojnë shtetësinë e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se FSK-ja mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm, por se tash është koha për ata duhet të marrin përgjegjësi të plota për sigurinë e shtetit të Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë kapacitetet e mbrojtjes dhe do ta kenë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re. Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të janë atë gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarëve të saj dhe pronën e tyre. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, tha Thaçi.

Ai shtoi se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran gjashtë vite më parë krijoi kushte që TMK-ja të hyjë në një fazë të re, dhe në janar të vitit 2009 FSK-ja u themeluar si forcë profesionale e armatosur lehtë, e uniformuar dhe me përbërje multietnike.

Ai tha se zhvillimi, strukturimi dhe organizimi i FSK-së që prej fillimit është bazuar në praktika me të mira të shteteve të demokracisë së zhvilluar.

“Ju keni kaluar nëpër disa faza të rëndësishme, gjithnjë duke ruajtur kontinuitetin, qëllimin dhe arritjet strategjike në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjes së vendit tonë. Keni dhënë kontribut të vlerësuar dhe pranuar botërisht në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës duke bashkëpunuar me ekspertët e shteteve mike të Kosovës, me ekspertë të NATO-së dhe të KFOR-it”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, në anën tjetër ministri i FSK-së Agim Çeku tha se Kryeministri, me 17 shkurt në gjashtë vjetorin e pavarësisë, e dha një lajm të mirë për Kosovën, për rajonin dhe për NATO-në.

“E dha një lajm të shumë pritur, të mirëpritur, një lajm me të cilin përfundimisht po përmbushën pritjet e qytetarëve të Kosovës, pritjet e ushtarëve të Kosovës, po përmbushet e drejta legjitime e Kosovës për të pasur ushtrinë e vet, po përmbushet e drejta ligjore, që të rishikohet FSK-ja dhe Kosova t’i identifikoj nevojat e veta për siguri, por do të thosha se kryeministri po e përmbush edhe një premtim edhe një zotim që e ka dhënë jo vetëm për mandatin qeverisës, por që e ka dhënë në vitin 1999, atëherë kur e kemi demilitarizuar dhe transformuar UÇK-në, atëherë ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet”, tha Çeku.

Më pas kryeministri bashkë me ministrin kanë vizituar edhe ambientet e kazermës, si dhe kanë ngrënë mëngjes bashkë me pjesëtarët e FSK-së.

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit