6 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Thaçi: Do fitojmë bindshëm, kemi mision të ri

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaron se Kosova nuk i frikësohet drejtësisë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Pas votimit pro ngritjes së gjykatës speciale që do të hetojë dyshimet për krime lufte, Thaçi thekson se kjo ishte padrejtësi që iu bë vendit të tij, por që u gëlltit për hir të bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar.

Sa i përket çështjeve të brendshme, siç është korrupsioni, shefi i ekzekutivit të Kosovës, thotë se në këtë drejtim, vendi i tij është shembull në rajon.

Kryeministri Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh bindjen se forca e tij politike do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen së shpejti dhe se largimi i dy ish-eksponentëve të lartë të PDK-së, si Limaj dhe Krasniqi, nuk do të ketë efekt. Për Thaçin, vitet në qeverisje nuk e kanë konsumuar as atë dhe as partinë që drejton. Sipas tij, tashmë për Kosovën, është koha e asaj që ai e cilëson “Misioni i ri”.

Kryeministri Thaçi vlerëson bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë, që sipas tij do të intensifikohet. Por duke u ndalur te çështja e një sistemi arsimor të njësuar, kreu i qeverisë së Kosovës thotë se duhet tejkaluar folklori i abetares, pasi, sipas tij, nuk është më koha, kur rrezikohet ekzistenca kombëtare e shqiptarëve.

Më Shumë

Derbi verdhezi i takon pejanëve 

Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit...

Serbia ia cakton 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës,...

Lajmet e Fundit