15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Thaçi i thurë elozhe Prizrenit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi i ka thurur elozhe Prizrenit. Ai vlerëson se në këtë qytet janë bërë ndryshime të mëdha.

”Ndjehem mirë për ndryshimet e mira që po ndodhin në Prizren”, ka thënë Thaçi për TV Besa.

Gjatë fushatave zgjedhor, Thaçi në cilësinë e liderit të PDK-së ka qenë njëri ndër vizitorët më të shpeshtë të Prizrenit. Pas përfundimit të zgjedhjeve, ai nuk është parë shpesh në këtë qytet.

Pavarësisht mungesës fizike, Thaçi ka thënë se me Prizrenin është i lidhur shpirtërisht.

“Edhe kur nuk jam fizikisht unë jam me Prizrenin. E ndjej dhe e dua Prizrenin”.

“Jam shumë mirënjohës qytetarëve të Prizrenit për besimin e tyre”.

“Mund të them se Prizreni është qyteti i vetëm në Kosovë që ka ruajtur identitetin e vet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit