2.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Thaçi kishte shmangur përgjigjet për akuzat ndaj Limajt

Thaci-Limaj bashkeKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i kishte përfillur fare 7 pyetjet e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, kur ky i ofroi mundësi që me shkrim të përgjigjet rreth akuzave për korrupsion në ish-Ministrinë e Transportit.

Prokurori i EULEX-it, Johannes Pickert, duke privilegjuar kryeministrin Thaçi, i kishte dhënë mundësi që me shkrim ta japë dëshminë e tij, ani pse një veprim i tillë është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, meqenëse dëshmitë jepen gojarisht, raporton KTV.

Në këtë letër prokurori e kishte pyetur Thaçin se nga kush e kishte pranuar dokumentin me SMS-ët inkriminues për Fatmir Limajn dhe detaje të tjera për këtë. Kryesisht në bazë të tyre edhe është ngritur aktakuza për Limajn dhe të tjerët. Por, kryeministri i kishte kthyer një përgjigje të shkurtër dhe të përgjithësuar rreth pyetjeve të prokurorit.

Në letrën që e ka siguruar KTV-ja, kryeministri kishte thënë se merr shumë letra anonime që i lexon stafi i tij, por edhe të tilla që Thaçi i lexon vetë, sikurse kishte bërë me letrën me SMS-ët e Limajt.

“Në të shumtën e rasteve, letrat e tilla hidhen si të pavlera, mirëpo në rast se ka ndonjë letër me përmbajtje të ndonjë rëndësie për ndonjë person, apo individ i cili punon për Qeverinë e Kosovës, atëherë unë atë letër dhe përmbajtje ia përcjelli individit të apostrofuar. Pikërisht një letër e tillë anonime ka qenë edhe letra për të cilën ju keni kërkuar sqarime nëpërmjet shkresës tuaj zyrtare”.

Në këtë letër ai nuk kishte përfillur as afatin e vënë nga prokurori që ishte 14 maji i 2012-ës, por e kishte shkruar më 15 maj, e në Prokurori kishte arritur më 16 maj. Por, në fakt, letrat që shkojnë në Kryeministri duhet të protokollohen dhe të arkivohen.

KTV-ja ka pyetur në Qeverinë e Kosovës se a mund të dorëzohet një letër anonime te Zyra e Kryeministrit, por recepsionisti ka thënë se kjo nuk është e mundur. Në versionin final të aktakuzës, prokurori i EULEX-it tashmë ka larguar Thaçin nga lista e dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor.

EULEX-i nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet për këto shkelje të Prokurorit gjatë fazës së hetimeve dhe pastaj për një nga rastet më të bujshme në publik.

Më Shumë

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ...

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Lajmet e Fundit