16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Thaçi lavdëron gjashtë vjetët e vet në krye të Qeverisë

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi sot ka lavdëruar gjashtë vjetorin dhe fillimin e shtatë vjetorit të qeverisjes së vet si kryeministër i Kosovës. Lidhur me këtë, ai në rrjetin social Facebook ka shkruar: “Nesër, me 9 janar, fillojmë vitin e shtatë të qeverisjes. Ishin vite të rëndësishme të rezultateve të prekshme dhe thelbësore. Vitet e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe sovran, vite të konsolidimit dhe forcimit të shtetit tonë, të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 104 shtete, të anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Zhvillimore të Këshilli dhe në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Në këto vite përmbyllëm me sukses mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, filluam procesin dhe jemi në fazën e negocimit të Marrëveshjes së Asociim – Stabilizimit, dhe presim përmbylljen e negociatave në pranverën e hershme.

Po ashtu, brenda këtyre viteve Qeveria e Kosovës ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret teknike dhe presim që gjatë këtij viti Komisioni Europian të merr rekomandimin e merituar për heqjen e vizave edhe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ishin këto vite të fuqizimit të rendit dhe ligjit, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, vite të reformave të thella demokratike, politike, ekonomike dhe legjislative.

Ishin vite të relaksimit të skenës politike, të shtensionimit të marrëdhënieve ndëretnike, të fillimi të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ishin vite të përmirësimit fundamental të infrastrukturës rrugore, të ndërtimit të rrugës së Kombit dhe të rrugëve tjera regjionale dhe lokale. Sot, Kosova është vendi me infrastrukturë rrugore të ndërtuar në kohë rekorde dhe me aeroportin më modern në rajon.

Në këto vite arritëm përmirësimin optimal të furnizimit me energji elektrike, u bënë reforma të rëndësishme në sistemin e edukimit, duke përmirësuar kushtet infrastrukturore në tërë Kosovën me ndërtimin dhe renovimin e mbi 100 shkollave.

Në këto vite u vërtetua pafajësia e shumë bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, të cilët u akuzuan padrejtësisht.

Gjatë këtyre viteve, duke ngritur disa herë pagat e të gjithë mësuesve, përforcuam mirëqenien për të gjitha kategoritë sociale, duke arritur standarde rajonale. Synimi ynë që të arrijmë standarde evropiane”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit