12.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Javën e ardhshme përurohet objekti i Bibliotekës Universitare

Libri5-25Më 4 janar Biblioteka Universitare e Kosovës është dashur të fillonte punën e ndarë nga Biblioteka Kombëtare. Mirëpo, kjo ende nuk ka ndodhur. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, asaj të Kulturës dhe Universitetit të Prishtinës, arsyetojnë se ky proces është ngadalësuar për çështje teknike, të cilat ende nuk kanë përfunduar. Pritet që javën e ardhshme të përurohet objekti i ri i Bibliotekës Universitare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e punës së Bibliotekës Universitare të ndarë nga ajo Kombëtare, por objekti në të cilin duhet të vendoset Biblioteka nuk ka përfunduar të gjitha punimet. Ai bëri të ditur se brenda gjatë javës së ardhshme do të bëhet edhe inaugurimi i objektit të ri për Bibliotekën Universitare.

“Ne si Ministri e Arsimit i kemi kryer të gjitha obligimet, duke përfshirë ndarjen e buxhetit, ndarjen administrative të punëtorëve, bartjen e buxhetit në Ministrinë e Kulturës. Ajo që ka mbetur pa u realizuar është objekti ku do të vendoset Biblioteka Universitare. Sipas raporteve që kemi nga departamenti i infrastrukturës, pranimi teknik i këtij objekti do të bëhet brenda kësaj jave dhe pritet që javën e ardhshme të behët edhe përurimi i Bibliotekës Universitare”, tha ai.
Edhe këshilltarja në Ministrinë e Kulturës, Jehona Shyti, thotë se janë përmbushur të gjitha obligimet që i kanë takuar kësaj ministrie, por ka mbetur vetëm ndarja fizike e këtyre dy institucioneve.

“Ka mbetur pa u bërë ndarja edhe fizikisht e këtyre dy institucioneve, për faktin se objekti i Bibliotekës Universitare akoma është duke zhvilluar punime. Na kanë thënë nga Ministria e Arsimit, se janë vetëm çështje teknike. Ne jemi të gatshëm dhe në pritje të një konfirmimi nga UP dhe MASHT, që biblioteka Universitare të kalojë në objektin që e kanë tashmë”, tha ajo.

Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ditë më parë ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat rreth lëshimit të objektit. Ai ka konfirmuar për Radio Kosoven se është zgjedhur Bordi i Bibliotekës, i cili ka hartuar rregulloren e punës, por i gjithë problemi ka mbetur vetëm te objekti. Për ndarjen e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, asaj të Kulturës, Universitetit të Prishtinës, Ministrisë së Financave dhe Bibliotekës Kombëtare e Universitare. Biblioteka Kombëtare do të mbetet nën mburojën e Ministrisë së Kulturës, ndërsa ajo Universitare nën Universitetin të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, i dyshuari në arrati

Një grua në Malishevë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një sulmi fizik të dyshuar nga bashkëshorti i saj. Sipas njoftimit të pilicisë, rasti ka ndodhur...

Moti sot i vranët dhe me riga shiu, temperatura deri në 19 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale...

Lajmet e Fundit