5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Thaçi e Muja përurojnë rrugën në Serbicë të Ulët

Suhareke-rruga-GreiqecesKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, kanë përuaruar rrugën në fshatin Serbicë e Ulët. Thaçi dhe Muja kanë uruar banorët e këtij fshati për këtë investim. Asfaltimi i rrugës në këtë fshat ka kushtuar 1 miljon euro.

“Kryetari Muja ka pasur përkrahje për çdo projekt nga Qeveria e Kosovës. Prandaj, unë e përgëzoj Mujën për punën që ka bërë dhe për punët e tjera që do t’i bëjë”, tha Thaçi. Ai i ka premtuar Mujës se do të vazhdojë të përkrah edhe në të ardhmen.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha ndërkaq se ky fshat me asfaltimin e rrugës ka marrë pamje të re. “Ky fshat ka marrë një pamje të re. Ne jemi krenar me punën që kemi bërë për t’ia lehtësuar jetën banorëve të kësaj ane”, tha Muja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit