2.3 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Thaçi në Therandë: Vataj do të fitojë

Vataj-ThaciPartia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Therandë, e ka hapur të enjten mbrëma fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, duke e prezantuar para qytetarëve të Therandës kandidatin për kryetar të komunës, ka thënë se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramë Vataj, me ndihmën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, do të dalë fitues në zgjedhje te 3 nëntorit.

Thaçi ka thënë më tej se Qeveria e Kosovës ka investuar më se 40 milionë euro në katër vjetët e kaluara, si rezultat i ideve dhe projekteve që kanë dhënë deputeti Ramë Vataj dhe ministri Hoxhaj. Në fjalën e tij Thaçi ka thënë, po ashtu, se PDK-ja do t’i fitojë shumicën e komunave të Kosovës, pa përjashtuar këtu edhe Therandë, dhe i ka porositur qytetarët, simpatizantët e PDK-së dhe aktivistët, që të punojnë më shumë që vota e tyre të jetë vendimtare për fitoren e Ramë Vatajt më 3 nëntor.

“Atë që e prezanton Ramë Vataj dhe ekipi e tij së bashku më ministrin Hoxhaj për qytetin e Suharekës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, çdo projekt qoftë në infrastrukturë, në ndërtimin e shkollave të reja, ambulancave, kanalizimeve ujësjellësit, hapësirave të gjelbërimit, apo projektet e tjera të nevojshme për qytetin dhe çdo fshat, janë të menduara dhe studiuara mirë”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, në fjalën e tij, kandidati për kryetar të Therandës, Ramë Vataj, ka thënë se PDK-ja është e vendosur fuqishëm për t’i fituar zgjedhjet në Therandë, sepse, sipas Vatajt, PDK-ja ka çka t’u ofrojmë qytetarëve të Therandës.

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit