Krasniqi: Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë

Krasniqi-GualtieriKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim shefin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri, me të cilin bisedoi për procesin zgjedhor të 3 nëntorit në Kosovë dhe mundësitë që ky proces të jetë sa më fer dhe demokratik.

Duke shprehur kënaqësinë për prezencën e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje, kryetari Krasniqi theksoi rëndësinë e tyre për Kosovën, për faktin se ato do të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit shfaqi besimin që këto zgjedhje do të jenë të lira, fer dhe demokratike.

“Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë. Pa zgjedhje demokratike nuk mund të ketë as institucione demokratike”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq, udhëheqësi i vëzhguesve ndërkombëtarë, Roberto Gualtieri, u shpreh i vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të misionit që ai udhëheq, duke shfaqur besimin se prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë do t’i kontribuojë pozitivisht procesit zgjedhor.

Gualtieri e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën dhe sipas ligjeve të saj, ndërsa konfirmoi se misioni i tij do ta mbulojë të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e vendit.

Në takim i bisedua edhe për reformën zgjedhore dhe nevojën e përfundimit të shpejtë të saj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit