19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Thaçi premton heqje të vizave, por nuk e tregon datën

Thaci ne terminalin e AeroportitKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por pa dhënë një afat të caktuar.Ai ka thënë se falë lehtësirave nga qeveria, bashkatdhetarët do të udhëtojnë më shpesh, më shpejt dhe më lirë.

Ai gjatë takimit që ka pasur të shtunën në ambientet e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka takuar përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, ka thënë se falë masave të qeverisë, bashkatdhetarëve do tu krijohen kushte më të favorshme për udhëtim.

“Gjatë qeverisjes sime i është kushtuar vëmendje e madhe ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës së transportit të Kosovës dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Republika e Kosovës ka tashmë një treg të hapur të transportit ajror. Kompanitë ajrore të Bashkimit Europian gëzojnë liri të pakufizuara trafiku midis Prishtinës dhe çdo aeroporti në vendet e Bashkimit Europian”.

“Ne gjithashtu kemi marrëveshje liberale të transportit ajror me Zvicrën dhe Turqinë, të cilat stimulojnë rritjen e operimeve midis vendeve tona dhe destinacioneve pa asnjë kufizim”.

“I kemi hequr të gjitha barrierat dhe kemi nxjerr një kornizë rregullatore që ju mundëson rritje në një ambient ligjor të pranueshëm”.

“Qeveria e Kosovës ka punuar bashkë me Aeroportin e Prishtinës për të ofruar një program gjithëpërfshirës lehtësimesh për kompanitë ajrore, që synojnë rritjen e numrit të fluturimeve, destinacioneve, tuaj operacionale dhe uljen e kostove të biletave për udhëtarët”.

“Ky program ofron lehtësira dhe stimulime për kompanitë ajrore që të fillojnë fluturimet në destinacione të reja, të rrisin numrin e fluturimeve në destinacionet ekzistuese dhe të ulin koston e biletave për udhëtarët”.

“Siç e dini, këto korridore do t’i shkurtojnë fluturimet tuaja për 15-20 minuta dhe do t’jua ulin ndjeshëm koston e operimeve tuaja. Ju do të fluturoni më lirë në Aeroportin e Prishtinës dhe si rezultat i kësaj konsumatori gjithashtu do të ketë bileta më të lira”.

“Sot kosovarët udhëtojnë përmes transportit ajror më së shumti në rajon, për kokë banori”.

“Me diasporën e madhe që ka Kosova transporti ajror veç ka për t’u shtuar dhe falë masave lehtësuese të qeverisë sonë, bashkatdhetarët tanë kanë për të udhëtuar më shpesh, më shpejtë, dhe ajo që është më e rëndësishme, edhe më lirë”.

“Në një të ardhme shumë të afërt, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Qytetarët e Kosovës do ta kenë shumë më të lehtë për të udhëtuar për të takuar të afërmit e tyre në Europë dhe kudo në botë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës”.

Më Shumë

Totaj i pikëlluar për vdekjen e nënës së komandant Drinit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të Qamile Rexhës, nënës së heroit kombëtar, Ekrem Rexha - Komandant...

9 vite martesë! Anjeza Shahini e kujton me një seri fotosh përvjetorin e dashurisë!

Në vitet 2000, Anjeza Shahini ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste, shumë e dashur për publikun, me zërin e saj. Por, jeta...

Lajmet e Fundit