10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Thaçi reformon shërbimin diplomatik

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe Ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm tha se Kosova është duke zhvilluar një politikë të jashtme dinamike, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të shtetësisë edhe nëpërmjet anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se për këtë qëllim është parë e arsyeshme që të punohet edhe në krijimin e një baze moderne ligjore, e cila rregullon në afat të gjatë funksionimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës dhe i shërben profesionalizimit të mëtutjeshëm të këtij shërbimi të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të vendit tonë.

“Pra, ligji bën rregullim më të qartë dhe gjithëpërfshirës të pozitës së personelit të shërbimit të jashtëm dhe qartëson dallimin mes diplomatëve të karrierës dhe shërbyesve civilë të cilët janë të punësuar në MPJ. Me anë të tij forcohen kriteret për pranimin në shërbimin e jashtëm, ndërsa sistemi i gradave dhe i procesit të gradimit të diplomatëve të karrierës është bërë më i qartë dhe përmes tij do të përmirësohet edhe trajtimi i diplomatëve të karrierës dhe të anëtarëve të familjeve të tyre”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se është krijuar edhe programi i bursave i Ministrisë së Punëve të Jashtme si instrument i rëndësishëm i promovimit të vendit tonë, si dhe është krijuar edhe pozita e Inspektorit Diplomatik, detyrë e të cilit është që të fuqizojë mbarëvajtjen dhe menaxhimin efikas të misioneve diplomatike dhe konsullore dhe në këtë mënyrë të rritet llogaridhënia brenda shërbimit të jashtëm të Kosovës.

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Lajmet e Fundit