6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Thaçi synon të “imponojë” një qeveri tjetër

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do t’i japë përgjigje presidentit Thaçi për çështjen e mandatarit, nëpërmjet së cilës synohet të shmangen shkeljet kushtetuese.

Por, në VV nuk kanë treguar se kur do t’i përgjigjen presidentit, teksa kanë përmendur ballafaqimin me pandeminë ndaj koronavirusit.

Njohës të Kushtetutës kanë thënë se në letrën e tretë, presidenti hapur ka shpallur synimin që të imponojë një qeveri tjetër. Sipas tyre, kjo çështje pritet të përfundojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Arlind Manxhuka nga Zyra për informim e VV-së, i ka thënë gazetës se mandatari është çështje që po e konsiderojnë dhe se do të ketë një përgjigje për Thaçin, raporton KOHA.

“Do t’i përgjigjemi në përputhje me Kushtetutën, pa shkaktuar asnjë shkelje. Kjo është çështje që po konsiderohet dhe do të ketë përgjigje nga kryeministri, brenda kuadrit kushtetues, pa lënë pas dore ballafaqimin me pandeminë dhe emergjencën shëndetësore”, ka thënë Manxhuka të dielën.

“Presidenti, mediat dhe opinioni publik do të mbahen të njoftuar për përgjigjen, sapo ajo të jepet, në mënyrë shumë transparente”.

Ndërkaq, në Presidencë nuk kanë treguar se edhe sa kohë do ta presin mandatarin nga partia fituese dhe cilat janë opsionet që synojnë t’i vënë në zbatim.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit