Prizren, arrestohen 14 persona për mosrespektim të orës policore

Policia e Prizrenit, ka arrestuar 14 persona për mosrespektim të orës policore.

Të gjithë të arrestuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë e policisë

MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

• Fsh. Piran, Prizren 12.04.2020 – 12:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar, pasi që nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Fsh. Skorobisht, Prizren 12.04.2020 – 19:00. Janë shoqëruar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Beteja e Kabashit, Prizren 12.04.2020 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

• Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 12.04.2020 – 15:40. Janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 12.04.2020 – 21:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

• Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 12.04.2020 – 22:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit