10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Thaçi: Vataj do jetë kryetari më i mirë i Therandës

Thaci-Studençan dhe SamadraxhëKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi me banorët e fshatrave Studençan dhe Samadraxhë të Therandës, duke kërkuar votën për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të kësaj komunë, Ramë Vataj, ka thënë se Vataj është njeriu i duhur për ta drejtuar komunën e Therandës në katër vitet e ardhshme.

“Sonte jam këtë për t’i dhënë mbështetje kryetarit, Ramë Vataj, i cili është profesor i mirë, i nderuar dhe respektuar në Kosovë dhe më gjerë, është njeri i mirë dhe është menaxher i mirë. Të jeni të bindur që do jetë edhe kryetari më i mirë se të tjerët që ka pasur Theranda”, tha kryeministri Thaçi.

Ai shtoi më tej se çdo projekt që Vataj ka prezantuar para qytetarëve të Therandës gjatë fushatës zgjedhore, do ta ketë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi elektoral ka folur edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili tha se Ramë Vataj është adresa e zhvillimi dhe e përparimit të Therandës.

“Jam këtu që t’ju ftoj që në mënyrë masive të dilni në zgjedhje dhe të votoni për Ramë Vatajn, sepse ai e ka mbështetjen edhe të Qeverisë qendrore dhe bashkë me të ne do bëjmë përpjekje maksimale që të sjellim sa më shumë investime në Therandë”, tha Hoxhaj, shkruan Zëri.

Duke e shpalosën programin qeverisës “Theranda Evropiane”, Ramë Vataj tha sa ky program është nxjerr sipas nga prioriteteve që i ka Theranda, prioritete të cilat i plotësojnë kushtet për të hyrë në Evropë. “Me mbështetjen që e kemi nga Qeveria të gjitha këto prioritete do të realizohen në një afat prej 3 vjetësh”, tha Vataj, gjatë prezantimit të programit zgjedhor.

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit