Thanë se komunitetet janë të rrezikuar në Kosovë, Duda Balje i reagon ashpër Beogradit

Deputetja Duda Balje ka reaguar pasi që nga Beogradi kanë thënë se serbët e komunitetet tjera në Kosovë janë duke u rrezikuar pas vendosjes së billbordëve “Liria ka emër”.

Balje në Facebook ka shkruar se frikën Beogradi mos ta lidh me komunitetet tjera joshqiptare në Kosovë.

“Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Serbisë që as nuk jetojnë në Kosovë. Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqiptar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë. Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet ti pengoj askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë”, thotë ajo./Express/

 

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit