32.8 C
Prizren
E martë, 18 Qershor, 2024

“The Last Veil” triumfoi në SKENA UP

Skena UP-edicioni12Edicioni i 12-të i festivalit të studentëve për film dhe teatër, SKENA UP, përfundoi të dielën mbrëma me ndarjen e 9 qmimeve kryesore, prej të cilave për herë të parë çmimi që nderon doajenin e kritikës së teatrit, “Vehap Shita”.

“The Last Veil” me regji të Luis David dhe Palomino Benitez ishte filmi më i mirë ndërkombëtar. Në po këtë kategori u ndanë dhe çmimi për dokumentarin më të mirë, “The Railway Girl” nga Eva Sehet, “Little Cousteau” nga Jacub Kouril si animacioni më i mirë, ndërsa “Horn” nga Sungbin Buyn mori çmimin special, transmeton KL360.

Këto çmime u përzgjodhën nga juria e përbërë nga dramaturgu dhe shkrimtari amerikan Harold Apter, regjisorja kosovare Kaltrina Krasniqi dhe shkrimtarja nga Shqipëria Natasha Lako. Ndërkaq, juria që përzgjodhi shfaqjet më të mira teatrore përbëhej nga aktori rumun Catalin Jugravu, aktori dhe muzikanti Dirk Rademacher dhe dramaturgia kosovare Fjolla Hoxha.

Kjo juri përzgjodhi shfaqjen “Crave” të Astrit Ismailit si më të mirën. Aktorja më e mirë u përzgjodh “Shirin Shotorbani” nga shfaqja “Remember me”, shfaqje kjo që mori edhe çmimin special, ndërsa çmimin për aktorin më të mirë e mori Dardan Gashi nga “Vernisaz”. Regjisorët më të mirë i ishin kishte Albert Perez Hidalgo, Monica Almirall dhe Miquel Segovia nga shfaqja “Locos Amoenus”. Çmimin e veçantë për kritikë të teatrit, “Vehap Shita”, e mori Lirika Demiri, për kritikën e shfaqjes “Remember Me”.

Pas pesë ditë shfaqje filmash, shfaqje teatrore, punëtori dhe debate mbi cilësinë e filmit në Kosovë, SKENA UP përmbylli edhe një edicion të suksesshëm, këtë vit për herë të parë nën udhëheqjen e Hana Qenës.

Më Shumë

Premierliga fillon me derbin Chelsea – City

Kur jemi në ditët e zjarrta të evropianit, Premierliga, e cila do të nis sezonin e ri, më 16 gusht, ka publikuar edhe kalendarin...

Vendlindja e përkujton Bekim Fehmiun

  Në Prizren u nderua jeta dhe vepra e Bekim Fehmiut, aktorit të shquar shqiptar, në 14-vjetorin e vdekjes së tij. Në këtë ngjarje, miqtë, dashamirët,...

Lajmet e Fundit