4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Therandën do ta ndryshojë rrënjësisht Vetëvendosje!

vv therandLëvizja Vetëvendosje! mbajti tubimin e madh në Therandë. Kandidati për kryetar të Komunës, Ibish Ahmeti, tha se Komuna duhet të jetë një hapësirë që u takon të gjithëve që jetojnë në të, dhe ku të gjithë i gjejnë mundësitë dhe mjetet për t’i përmbushur nevojat e tyre ekonomike dhe për të jetësuar të drejtat e tyre politike, shoqërore e mjedisore.

“Komuna sot është tjetërsuar, si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. Është lidhur pas interesit privat dhe është peng e politikës dhe e administratës së korruptuar. Pushteti lokal edhe pse thirret në parimet e vetëqeverisjes lokale, në fakt i ka përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja. Deri sot, për fatin e tyre kanë vendosur një grup njerëzish rreth partisë në pushtet”, tha Ahmeti.

Ai tha se qytetarët e Therandës nuk duhet ta durojnë më këtë gjendje, të ndihen të huaj e të diskriminuar në vendin e tyre, vetëm e vetëm se nuk e kanë ndonjë familjarë në administratë të Komunës.

Duke prezantuar Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes, Ahmeti tha se përmes saj, “ne do ta ndryshojmë se bashku Komunën”. “Më 3 nëntor, dilni masivisht, për ta ndihmuar vetveten, për ta ndihmuar komunën, për ta ndihmuar ndryshimin”, tha Ahmeti.

Leonard Shala, bartës i listës së Lëvizjes për këtë Komunë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta votojnë Vetëvendosjen.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se qytetarët e Therandës janë popullsi punëtore dhe e ndershme, e kulturuar dhe patriotike, mirëpo vuajtjet e humbjet e para luftës dhe gjatë luftës nuk u ndalën as pas luftës. “Korrupsion në Komunë, privatizim në ekonomi, mjerim në shoqëri, padrejtësi gjithandej. Këtë gjendje të rëndë e që po vazhdon të rëndohet, mund ta ndryshojnë dhe duhet ta ndryshojnë qytetarët e Therandës”, tha Kurti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit