Theret me thikë 17-vjeçari në Prizren, kjo është gjendja e tij

Sot rreth orës 15:30, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Viktima i lindur në vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë), nga një person ende i panjohur për policinë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën ”Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit