Theret rëndë me thikë 20-vjeçari në Suharekë

Një person është therur me thikë në Suharekë, duke marrë kështu lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia Rajonale e Prizrenit ka konfirmuar për Gazetën Express se një person i moshës 20-vjeçare është therur me thikë.

“Kemi një rast të paraqitur, lëndim i rëndë trupor. Është therur me thikë një person i moshës 20 – vjeçare, gjinia mashkull. Sipas informatave, është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia.

Siç tregojnë nga Policia, personi që dyshohet se ka kryer veprën është arrestuar, ndërsa tre të tjerë që besohet se kanë qenë me të janë në kërkim.

“Njësitet policore kanë a rritur ë arrestojnë të dyshuarin kryesor. Dyshohet që kanë qenë tre deri në katër personave që e kanë sulmuar. Kryesi është identifikuar dhe arrestuar”. /Express/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit