Arrestohet edhe personi i dytë për therjen në Suharekë

Sonte në Suharekë një 20 vjeçar është therur rëndë me thikë, por u ka shpëtuar plagëve të marra dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia Rajonale e Prizrenit ka treguar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit.

Vlen të theksohet se në stacion policor në cilësinë e dëshmitarit janë dërguar edhe 3 persona.

 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi duke treguar se arrestimin e kanë kryer njësitet policore të Suharekës.

 

“Pas një pune intensive të njësive policore të stacionit policor në Suharekë, është arritur që të dyshuarit e rastit të therjes me thikë të arrestohen dhe të shoqërohen në stacionin policor. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarëve të këtij rasti janë shoqëruar edhe 3 persona”, tha Gashi.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit