13 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Theri me thikë një person në shesh të Prizrenit, arrestohet i mituri

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person.

I mituri, viktimës i ka shkaktuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia thotë se sipas raportit mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, njësitë policore kanë konfiskuar thikën, e cila dyshohet se është përdorur.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Sheshi-Shatërvan, Prizren/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Ushtroi dhunë ndaj vajzës, prangoset babai në Malishevë

Një burrë në Malishevë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas raportit policor, nuk...

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Lajmet e Fundit