Thirrja e Ragip Begajt, për mësimdhënësit: Greva të ndërpritet !


Edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë thirrje që greva të ndërpritet.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ju bënë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Komune.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, citohet të ketë thënë Begaj në apelin drejtuar mësimdhënësve.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit