14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Thirrja Hanefi Muharremit për votuesit të LDK-së në Prizren

Hanefi Muharremi, nënkryetar i degës së LDK-së në Prizren ka treguar se cili është qëndrimi i partisë për balotazhin në komunën e Prizrenit mes kandidatit të PDK-së dhe atij të VV-së.

Ai në emisionin DIREKT në ATV ka thënë se LDK nuk e përkrah asnjë nga kandidatët dhe se votuesit janë të lirë të votojnë për secilin prej tyre.

“Në mbledhje është marrë vendim që në mes dy kandidatëve të PDK-së dhe VV-së, ne nuk do të jemi pjesë e tyre dhe nuk do ta përkrahim asnjërin nga këto subjekte politike, kështu që ne vetëm iu dëshirojmë sukses ndërsa votuesit tanë do të jenë të lirë të votojnë atje ku iu pëlqen programi i një subjekti politik”, ka thënë Muharremi.

Ai po ashtu iu ka bërë thirrje votuesve të LDK-së në këtë komunë që të mos rrinë në shtëpi, por të dalin dhe të votojnë.

Ndërsa sa i përket koalicioneve të mundshme pas rezultateve përfundimtare do të diskutojnë përsëri./ATVLIVE/

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit