17 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, kërkon nga institucionet dhe qytetarët që të kontribuojnë në mbrojtjen trashëgimisë kulturore.

“Trashëgimia kulturore është pasqyrë e vlerave dha i nivelit kulturor të një populli, gjithçka që kemi trashëguar nga e kaluara duke përfshirë monumentet, objektet arkeologjike dhe objektet e tjera të trashëgimisë, trashëgimia arkitekturore, trashëgimia fetare, flora, fauna, gjeologjia dhe topografia, peizazhet, gjene alogjia, muzika tradicionale, lojërat, ngjarjet dhe performancat, folklori, artefaktet popullore, gojëdhënat dhe historia e vendit është një pjesë jetike e identitetit tonë dhe ndjenjës për vend”, thotë Hoxha.

Sipas tij, komuna e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit, Malishevës, dhe Mamushës, është ndër rajonet më të pasurat më trashëgimi kulturore.
“Në veçanti qyteti i Prizrenit si qendër administrative dhe kulturore është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore, të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme”.

“Ruajtjes së trashëgimisë kulturore nuk i është kushtuar kujdes i mjaftueshëm edhe pse sipas Kartës së Vendikut të vitit 1964 thuhet se “ Vlerat e trashëgimisë kulturore të popujve bartin me vete një mesazh shpirtëror të së kaluarës në kohën tonë dha janë dëshmi e gjallë e traditave të tyre shekullore”.

“Përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhet të jenë të vazhdueshme dhe të pa ndashme qoftë nga institucionet kompetente por edhe nga qytetarët”.
“Bashkëpunimi midis institucioneve lokale, qeveritare, organeve të rendit por edhe i shoqërisë civile dhe i qytetarëve është faktor tepër i rëndësishëm për ta penguar rrezikimin e humbjes graduale të trashëgimisë, por edhe preventivë e cila ndihmon që në të ardhëm të mos merremi me pasojat”.

“Përveç kësaj ekziston edhe arsyetim i shëndosh ekonomik për ta ruajtur dhe mbrojtur trashëgimin, pasi që trashëgimia dhe turizmi trashëgimor janë faktor kyç në zhvillimin e ekonomisë lokale në vendet me industri ë pa zhvilluar”.

“Prizreni tani më ka demonstruar shembuj pozitiv në këtë aspekt, me nisma të orientuara nga kultura dhe trashëgimia me evenimente të shumta të cilat ditë e më shumë po promovojnë qytetin tonë e përmes saj edhe Republikën e Kosovës, si dhe duke krijuar të hyra financiare të qëndrueshme kur ato janë të integruara si pjesë e një program gjithëpërfshirës zhvillimor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillojnë punimet e ujësjellësit në Mamushë, projekti kap vlerën 1,8 milionë euro

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve të fazës përfundimtare të projektit të ujësjellësit për...

Arrestohet në kufi 65-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në xhaminë e Reçanit të Prizrenit

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Z.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, pasi...

Lajmet e Fundit