Thjesht vjeshtë

Skënder Berisha

Rrotullon vjeshta rrotullon
Palët e ngjyrave magjiplotë
E të lahen nën shiun
Që derdhet me pika lotë

Plot qerrja e saj me gjeth
Pak më tremb më fort më rrënqeth
Te sheshi im tash kur kthehem
Nis e kthjellem e më shumë dehem

Endet vjeshta endet nga bregu te bregu
Rrapi zbrazet zogjsh e s’ndihet fëshfërimë
Ecje e ngadaltë sikur për funeral
Matem e çmatem edhe hapin e ndal

Era nisi e u kalamend nëpër plepa
Aty te Marashi fluturoi larashi
Gjeth i shtruar sheshi deri te veshi
Nëpër magjinë e thellë edhe unë treta

13 nëntor 2022

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit