27.8 C
Prizren
E hënë, 24 Qershor, 2024

“Thyerja e akullit ndërkulturor”, hap aplikimin për dy seminare në Prizren dhe Beograd

The project “Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers” është projekt i zhvilluar dhe implementuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Sërbi dhe organizata partnere Qendra Liberal Demokrate në Kosovë. Me shkëmbim kulturor synohet promovimi dhe krijimi i lidhje të reja mes të rinjve dhe forcimimi i atyre të vjetra, duke bërë bashkë grupe akademike dhe artistike, media dhe organizata të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Në muajin gusht do të organizohen dy seminare verore që do të sjellin së bashku 25 të rinj (në seminar), të përfshirë aktivisht në jetën kulturore dhe artistike nga Serbia dhe Kosova. Dy seminare nga pesë ditë secila do të zhvillohen në Beograd (7-11 Gusht 2015) dhe Prizren (13-17 Gusht 2015). Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm për një seminar.

Përveç ligjëratave për pjesëmarrësit do të organizohen punëtori ku ata do të kenë një mundësi për të ndërtuar projekte të përbashkëta nga Arti / kampanja dhe fushata që kanë për qëllim për të promovuar respektin, mirëkuptimin dhe tolerancën.

Ata do të pajisen me ndihmë dhe mbështetje të nevojshme logjistike dhe financiare. Përveç kësaj ata do të vizitojnë institucionet relevante dhe organizatat në Beograd dhe Prizren, në mënyrë që të njihen me kulturën dhe skenën e artit në këto vende. Organizatorë do mundësojnë vizita në pika dhe ngjarje kulturore, të tilla si Dokufest në Prizren.

Këto seminare janë vetëm një pjesë e programit “Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”.

Dy seminare të ngjashme janë implementuar tashmë nga artistët e rinj nga Kosova dhe Sërbia, të cilat punë i ekspozuan në Beograd më Qershor gjatë festivalit “Muaji i Prishtinës në Beograd”.

Gjatë vjeshtës do të jetë “Muaji i Beogradit në Prishtinë”, ku regjisorët e rinj serbë, piktorë, shkrimtarë, muzikantët dhe artistë të tjerë do të prezantojnë punimet e tyre për audiencën kosovare. /PrizrenPress.com/

http://www.helsinki.org.rs/srbija%20i%20kosovo/albanian/aktivitetet_seminaret_t04.html

Më Shumë

Bregu i shpëtimit

Enver Sulaj Vjen një ditë kur fjala rri varur në degë E thyen gurë në zallishten përvëluese. Vjen një fjalë që të mbetet në fyt E qielli përflaket...

Rahovec/Po intervistohej për një rast të kanosjes, i dyshuari pranon se posedon armë

Policia njofton se gjatë intervistimit të një të dyshuari në Rahovec për një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se posedonte një armë...

Lajmet e Fundit