18.7 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Thyerja e veturave të mërgimtarëve – cak i hajnave në Prizren

Hajnat thyen makinaThyerja e veturave të mërgimtarëve vazhdon të jetë në fokus të hajdutëve këtë sezon të verës në qytetin e Prizrenit.

Policia Rajonale në Prizren thotë se kjo dukuri ka shënuar rritje këtë vit, ndonëse nuk jepet ndonjë shifër e saktë e numrit të veturave të plaçkitura. E, bashkatdhetarët, të cilët kanë qenë në shënjestër të hajnave, thonë se nëse policia nuk merr masa – atëherë ata janë të obliguar të mos e vizitojnë vendlindjen viteve të ardhshme.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Prizren i ka thënë Radio Kosovës se këtë verë ka pasur rritje të numrit të veturave të thyera, të cilat i kanë raportuar nga mërgimtarët që kanë ardhur për pushimet në vendlindje. Sipas tij, thyerjet janë raportuar të kenë ndodhur gjatë ditës nëpër parkingjet publike, por edhe në orët e mbrëmjes në parkingjet e restoranteve ku mbahen ahengjet e ndryshme.

Të dëmtuarit, njofton Policia e Kosovës, kanë raportuar për dëmtim të dyerve të makinave, për plaçkitje të dokumentacioneve, syzeve dhe gjësendeve të domosdoshme për ngasjen e makinave.

Një mërgimtar, të cilit i është thyer vetura, por që nuk ka dashur t’i përmendet emri në Radio Kosova, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i është thyer vetura.. Sipas tij, gati për çdo vit, sa herë që vije për pushime, përballet me këtë problem.

“Jam shumë i zhgënjyer, sidomos me policinë, e cila kurrë nuk po arrin t’i kap hajnat. Nganjëherë më shkon në mend të mos vije fare me makinë për pushime”, ka thënë mërgimtari.

Zëvendëskomandanti i Policisë në Prizren, Avdi Kryeziu, ka konfirmuar për Radio Kosovën se Policia Rajonale në Prizren, po heton një numër të madh të thyerjes së veturave me targa të huaja.

Më Shumë

Për katër muaj, Trusti pëson rënie drastike të miliona eurove

Vetëm për katër muaj, mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trustit) kanë shënuar një rënie drastike mbi 103 milionë euro, duke ngjallur...

Prizren, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit