Thyhet MoneyGram në Prizren, vidhen rreth 200 euro dhe disa kartela të IPKO-s

Persona të panjohur kanë thyer filialin e MoneyGram në Prizren dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, ku kishe rreth dyqind euro si dhe disa kartela të IPKO-s, transmeton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vjedhja ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, të dielën rreth orës 04:25.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur është thyer filiali i Money Gram dhe nga aty është vjedhur kasaforta, ku kishe rreth dyqind (200) euro si dhe disa kartela të IPKO-s”, thuhet në raport të PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit