Thyhet zemra Nick Cave, i vdes djali 15 vjeçar

Rockeri Nick Cave ka mbetur pa djalin e tij 15 vjeçar, i cili vdiq pasi ra nga shkrepat.

Arthur Cave, djali 15 vjeç i Nick Cave dhe gruas së tij Susie Bick, ka vdekur papritmas të mërkurën, pasi kishte rënë nga shkrepat në Brighton të Anglisë.

Nick dhe Susie, në një deklaratë, konfirmuan vdekjen e djalit të tyre.

“Djali ynë Arthur ka vdekur të mërkurën mbrëma. Ai ishte djali ynë i bukur, i lumtur, i dashur. Lusim për respektim të privatësisë të familjes përderisa përballemi me këtë moment të vështirë”.

Hetuesit kanë deklaruar se vdekja e Arthur nuk është duke u hetuar penalisht.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit