TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në ShBA, duke thënë se ata nuk do të shkojnë askund.

Menaxherja e përgjithshme e aplikacionit, Vanessa Pappas, e publikoi një video me të cilën duket se synoi t’i largonte brengat e krijuesve të platformës dhe përdoruesve të saj, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

“E kemi dëgjuar përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe dëshirojmë të themi faleminderit. Ne nuk jemi duke planifikuar që të shkojmë askund”, tha ajo.

“Jam krenare me 1,500 punëtorët tanë në ShBA, të cilët punojnë në këtë aplikacion çdo ditë dhe 10,000 vendet e punës shtesë që do t’i sjellim në këtë vend gjatë tre vjetëve të ardhshëm”, shtoi zonja Pappas.

 

Deklarata e saj erdhi pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do ta bllokojë aplikacionin e famshëm në Shtetet e Bashkuara, si për rastësi, pikërisht në kohën kur platforma po e feston ditëlindjen e dytë.

Presidenti amerikan tha se mund ta përdor pushtetin emergjent në ekonomi ose një urdhër ekzekutiv për ta ndaluar këtë aplikacion në ShBA.

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit