23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Tjetër herë

Skender Berisha
Mos mos më fal se s’është gjë tjetër
veç mëkati i parë në këtë Kalvar
që shumëzohet në vetvete
shumëzohet pa një të keqe
sa e vjetër kjo botë leqe-leqe
nuk pyet kush se ku ngece
mos më fal moj edhe një herë
pse gjithë kohës nuk ta kisha ngenë
po ta them sonte këtë fjalë
shprush era nëpër mua
a ka një tjetër herë athua
te dera mos do të kesh dalë
tjetër herë a ka moj tjetër herë
se dhemb me të vërtetë dhemb
vjeshtë edhe paraverë
një zog që iku një zog që vjen.

Skender Berisha

Më Shumë

Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit