Futbollisti i Lirisë, Prins Tjueza, i ka dhënë fund karrierës me skuadrën prizrenase.
Skuadra e qytetit jug-perëndimor të Kosovës ka njoftuar të premtën se namibiani që shkëlqeu për një vit e gjysmë, tashmë ka nënshkruar me ekipin e Premierligës nga Afrika e Jugut, Cape Town City.
“Tijueza nga sot është lojtar i Cape Town City nga Afrika e Jugut.E falenderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese. Liria nga shitja përfiton 65 mijë dollarë dhe 10% nga shitja e ardhshme e tij. Tijueza ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa me Kombëtaren e vetë, Namibinë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës”, ka shkruar skuadra prizrenase.