12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Togerët dhe majorët e MUP-it në Policinë e Kosovës

policia e kosovesIvan Aksentijeviq ka ndërruar uniformë prej kohësh. Zyrtarisht nuk është më polic i Serbisë, por i Kosovës. Mban gradën e majorit dhe është zëvendëskomandant i një prej stacioneve policore në veri të Kosovës.

Këtë gradë kaq të lartë atij ia ka mundësuar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Po të ndiqte procedurat e gradimit si kolegët e tij shqiptarë, do t’i duheshin vite pune e investime në karrierë.

Mirëpo, me marrëveshje atij i është dhënë kjo gradë pa përfillur asnjë procedurë gradimi e paraparë më Ligjin mbi Policinë e Kosovës. Marrëveshja i ka mundësuar që të zërë pozitë dhe gradë të lartë në Policinë e një shteti, që për 15 vjet nuk e kishin njohur si të tyre duke punuar për interesa të Serbisë. ./koha ditore/

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Lajmet e Fundit