15.9 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Tonali te Milani për “faj” të Contes, zbulohen prapaskenat

Sandro Tonali mund të jetë i Milanit, edhe pse në mediat italiane më parë ishte raportuar se ai kishte rënë dakord me Interin. Madje dhe klubet kishin gjetur gjuhën e përbashkët. Tani janë kuqezinjtë ata që mund të përfitojnë dhe të bëjnë tyrin lojtarin e krahasuar me Andrea Pirlon.

10 milion euro për huazimin dhe 20 milion për ta blerë, këto janë kërkesat e Brescia. Milani e do me mundësi blerje, kurse Masimmo Cellino po shtyn që kontrata të bëhet me detyrim blerje. Kështu kishte rënë dakord me Interin dhe tani po tenton të gjejë gjuhën e përbashkët edhe me klubin tjetër të Milanos.

Por pse Tonali nuk do të shkojë tek Interi? Mediat italiane raportojnë se trajneri Antonio Conte po shtyn për lojtarë me eksperiencë, si Alexander Kolarov, Arturo Vidal dhe N’Golo Kante. Për ta parin ëshët raportuar se ka një marrëveshje me Romën për 2 milion euro.

Interi ndërkohë ka nisur bisedimet për Arturo Vidal, kurse për të marrë Kante nga Chelsea duhen 50 milion euro. Zikaltrit janë gati të shesin Marcelo Brozovic, Roberto Gagliardini dhe Christian Eriksen, në mënyrë që të mos kenë probleme financiare me blerjen e Kante.

Më Shumë

50 fishekë dhe marihuanë nën gomën rezervë, arrestohet në Vërmicë një shtetas shqiptar

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi të njëjtit gjatë kontrollit në pikën kufitarë në Vërmicë, nën gomën rezervë i është gjetur një kuti...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1896 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit