11.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Totaj: Do të qeverisi me duar të pastra

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të fushatës parazgjedhore është takuar me mësimdhënësit pensionist, si dhe me strukturat e nëndegës së partisë, “Jeta e Re”.

Ai, në takimin me mësimdhënësit pensionist premtoi se do të depolitizojë arsimin në Priren.

“Puna e tyre fisnike shumë dekadëshe ngriti vetëdijen kombëtare dhe emancipoi shoqërinë e Prizrenit. Është gjithmonë kënaqësi të takosh disa prej emrave me kontribut të madh për arsimin në Prizren, të cilëve u kemi borxh për jetë e mot dhe nga të cilët mund të mësojmë ende shumë”, tha Totaj.

”Në takimin e përzemërt me pensionistët e arsimit prizerenas, shpalosa vizionin tim për ringjalljen e arsimit në komunë. Depolitizim e punësime meritokratike në arsim do të jenë parimet udhërrëfyese gjatë qeverisjes sime me Prizrenin”.

“ Do të ofrojmë siguri në shkolla për nxënësit tanë e në 100 ditëshin e parë do të plotësohen të gjitha pozitat vakante në sektorin arsimor”.

Totaj është ndarë i kënaqur edhe me nëndegën e PDK-së në lagjen “Jeta e Re”.

“Sikur secila nëndegë e PDK-së në Prizren, edhe strukturat e nëndegës “Jeta e Re” janë mobilizuar për fitoren e madhe në zgjedhjet e 17 tetorit. Nga bashkëbisedimi me ta, kuptova se PDK është e gatshme të udhëheqë drejt e me duar të pastra me komunën e Prizrenit në 4 vitet e ardhshme. Të bashkuar për Prizrenin që duam”.

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

Lajmet e Fundit