6.9 C
Prizren
E enjte, 18 Nëntor, 2021

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Askush nuk është kundër askujt

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit Shaqir Totaj, në një intervistë në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se të gjithë partitë janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale.

Totaj tha se askush nuk është kundër askujt.

Ai tha se qëllimi se pse janë bërë bashkë në Prizren ishte nevoja për ndryshim.

“Unë e kam theksuar edhe më herët që Prizreni e ka identifikuar nevojën për ndryshime. Prandaj në raundin e parë 60 përqind e votuesve kanë votuar për ndryshime, kurse këtë deklaratën e kryeministrit Kurti e kisha riformuluar. “Askush nuk është kundër askujt”. Nëse ne jemi bërë bashkë, jemi bërë për interes të Prizrenit dhe nuk jemi kundër askujt as kundër Haskukës dhe aq më pak kundër Kurtit. Objektivi ynë është ngritja e cilësisë së jetës në Prizren dhe jo të bëhemi kundër dikujt”.

Shaqir Totaj deklaroi se përveç koalicioneve zyrtare që PDK ka pasur me AAK-në dhe Nismën, atë e ka mbështetur edhe elektorati i LDK-së.

“Ne do të kemi këtu qasje konstruktive ndaj Asamblesë dhe ndaj asamblistëve të votuar. Për momentin Partia Demokratike e Kosovës i ka 11 asamblistë dhe koalicionet që ne veç i kemi të nënshkruara para balotazhit me AAK-në dhe ne Nismën, aty janë pesë asamblistë që në total bëjnë 16 asamblistë. Mirëpo ne planifikojmë të zhvillojmë bisedime edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse gjatë fushatës edhe me nuk kemi pasur koalicion elektorati i tyre na ka përkrahur me votë. Pas bisedimeve me lidershipin e partisë nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe koalicion në mënyrë që të operojmë më lehtë në Asamble, sepse shumë ide dhe shumë projekte duhet të votohen aty”.

Ai për kryetar të Prizrenit ka garuar kundër Mytaher Haskukës, të Lëvizjes Vetëvendosje duke arritur të triumfojë në raundin e dytë.

Më Shumë

EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova: Shaqir Totaj i PDK-së e fiton Prizrenin

Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar Prizrenin me 50.60 përqind, sipas EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova. Ndërkaq, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes ka 49.40...

Begaj uron Kastratin: Jam i lumtur që po e lë komunën në duar të sigurta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e...

Liverpool-i apo Barcelona, skuadrat në luftë për Adama Traore

Wolverhampton Wanderers janë të gatshëm të shesin Adama Traore-n gjatë muajit janar. Të interesuar për shërbimet e tij janë Liverpool dhe Barcelona. Klubi dhe lojtari...

Zafir Berisha: S’jam profet, por s’do shkojnë shumë muaj kur Qeveria Kurti do të kapitullojë

Ish-kandidati i Nismas për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mendon se Qeveria Kurti s’e ka të gjatën në qeverisje. Arsye për këtë ai e radhit...

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka fiton edhe një mandat

Qytetarët e 21 komunave kanë votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania...

Qeni infektohet me COVID-19, rasti i parë në Angli

Në Angli është regjistruar rasti i parë i infektimit të një qeni me COVID-19, i cili e mori virusin nga pronarët. Rasti u konfirmua pas...

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, voton nesër në ora 10:00

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të votojë nesër në orën 10:00 në Qendrën e Votimit 2001A- Shkolla e Mesme...

Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe në ditën kur në Angli kujtohen të rënët në luftëra

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë sot gjatë ditës homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se këtë e ka...

Zafir Berisha: Nuk jam në balotazh, por dola të votoj

Zafir Berisha i cili ishte kandidat nga radhët e Nismës, në komunën e Prizrenit, ka hedhur votën në shkollën “Hysen Rexhepi.   Berisha iu bëri thirrje...

Sheiku nga Opoja shkon për të votuar me këngën e Shkurte Gashit

Edhe Sheiku nga Opoja ka shfrytëzuar të drejtën e votës në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale. Nën ritmin e këngës së Shkurte Gashit, ai...

Steven Gerrard, trajner i ri i Aston Villas

Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës. Aston Villa e ka shkarkuar Dean Smith të...

Mbi 41 milionë euro pasuri të paligjshme të sekuestruara në Kosovë

Mbi 41 milionë euro llogaritet të jetë vlera e pasurisë së paluajtshme, të përfituara në mënyra të paligjshme, që është konfiskuar e sekuestruar nga...

Familja për gjashtë javë ruajti trupin e pajetë të artistes japoneze në dhomë, ata i raportoi një farmaciste pasi kundërmonin si “kufoma”

Një familje me prejardhje nga Japonia që fillimisht u akuzua pasi që për tri jave fshehu “mbetjet” e një anëtari të vdekur të familjes...

Këto fshatra të Prizrenit do të mbesin sot pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prizren. Kjo për shkak të punimeve në rrjet. Njoftimi i KEDS-it: Prizren Punime të domosdoshme...

VIDEO/ Si festoi mbrëmë Prizreni?

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheq komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshme. Kjo shënon edhe rikthimin e PDK-së në...

Malishevë, 67 vjeçari shkon për të votuar me plis

Në 21 komuna të Kosovës është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur më kohë,...

Lajmet e Fundit