3.9 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Totaj kërkon nga drejtorët e tij që rekomandimet e Auditimit të zbatohen, pa u kontestuar dhe diskutuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga drejtorët e ekzekutivit lokal se rekomandimet e dhëna duhen zbatuar, pa e kontestuar dhe pa e diskutuar raportin e auditimit.

“Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që këto rekomandime që kanë dalë aty të merren shumë seriozisht. Edhe është alarmante në qoftë se një drejtorie i përsëriten rekomandimet e njëjta më shumë se një vit. Mbajeni në mend këtë, çdo drejtorie që rekomandimet i përsëriten të njëjtat më shumë se një vit diçka serioze nuk është duke funksionuar”, ka thënë Totaj.

Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të vitit të shkuar ka rezultuar me 14 rekomandime për Komunën e Prizrenit. Prej tyre, 8 janë të reja, 5 të përsëritura dhe 1 rekomandim pjesërisht është zbatuar.


Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa unike, moderne dhe cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Më Shumë

Ylli shkëlqen në Fier

Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Apolonisë në Fier me shifrat 61:72 (13:20, 7:18, 23:16, 18:18). Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në...

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit