19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Totaj: Lidhja e Prizrenit e ngriti përgjithmonë vetëdijen kombëtare shqiptare

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se ajo ngjarje e ka ngritur përgjithmonë vetëdijen kombëtare shqiptare.

“Sot është festë e madhe për gjithë shqiptarët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ngjarje e madhe për popullin tonë. Lidhja ka qenë dhe mbetet frymëzim për atdhetarët, historianët, clirimtarët, patriotët e politikanët shqiptarë anekënd botës dhe në të gjitha kohërat”, ka thënë ai.

“Në shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë vend ku jemi sot, 144 vjet më parë u mblodhën 110 delegatë shqiptarë nga katër vilajete, të veshur secili në petkun e larmishëm të krahinës së vet dhe të gjithë me një qëllim të vetëm – t’i bashkojmë trojet shqiptare me çdo kusht dhe me çdo çmim”.

Totaj tha se qëllimi i kësaj nisme nga shqiptarët u arrit, ndonëse një gjë e tillë nuk ishte e lehtë.

“Të udhëhequr nga diplomacia e guximi ushtarak I burrave dhe grave shqiptare, të urtë ,të mençur e sy patrembur, Lidhja e Prizrenit edhe pse jo lehtë, megjithatë ia arriti qëllimit

“Lidhja ishte pikënisja kryesore e ngritjes së vetëdijes kombëtare shqiptare përgjithmonë, dhe e tillë do të mbetet”.

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit