13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Scholz: S’ka anëtarësim në BE të Kosovës e Serbisë, pa njohur njëra-tjetrën

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, deklaroi se është i gëzuar që po viziton Kosovën si vendin e parë në Ballkanin perëndimor.

“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon  sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha kancelari Scholz.

“Edhe transformimi i kampit ushtarak në Prizren në një kam biznesi, tregon bashkëpunimin tonë”.

Kancelari Scholz u shpreh se krahas marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, me kryeministrin Kurti folën edhe për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave dhe pozicionin e Kosovës, që është i qartë për luftën në Ukrainë.

“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Scholz u shpreh se Procesi i Berlinit do të vazhdojë dhe tanimë me një dinamikë të re. “Për këtë arsye, në vjeshtë do të kemi një takim të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces në Berlin”.

Ai tha se do të punohet për lëvizjen të lirë dhe njohja e diplomave të arrihen së shpejti.

“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajcak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”, tha kancelari gjerman.

Sipas tij, dialogu është në interes të të gjithë qytetarëve. “E qartë është se marrëveshja duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk mund të bëhen këto dy vende pjesë të BE-së, pa e njohur njëra tjetrën. Ky proces duhet të jetë pragmatik”.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave. “Kjo çështje duhet të shkojë përpara. Unë brenda bisedave me partnerët tanë në BE, angazhohem me këmbëngulje për këtë çështje sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”.

Kancelari Scholz deklaroi se krahas krijimit të vendeve të punës që Kurti i ka vendosur në prioritet, ka qenë edhe klima dhe energjia.

“ Sa angazhohet Gjermania për stabilitet në Ballkanin perëndimor, tregon edhe angazhimi i ushtrisë gjermane”.

Kurti: NATO në Kosovë deri sa të jetë pjesë e saj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se në vitin 1999 NATO e përbërë nga 19 shtetet ndërhyri për të ndalë gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Më 12 qershor në 1999 NATO është pritur me lot gëzimi. Gjatë këtyre 23 viteve nuk kemi pasur asnjë incident me ushtarët gjerman. Ata gjithë kanë qenë të mirëpritur për popullsinë e Kosovës, andaj ata kanë ndikuar për të mbajtur sigurinë dhe paqen”, tha ai. Sipas tij prania e NATO-së në Kosovë, është e domosdoshme, duke e marrë parasysh lidhjet e Serbisë dhe Rusisë.

Ai tha se Kosova duhet të jetë pjesë e partneritet për paqe. “NATO në Kosovë duhet të jetë deri sa Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, tha ai.

Kurti: Procesi i Berlinit mundësia më e mirë për rajonin

(E plotësuar, ora 11: 40) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media tha se kjo është një vizitë historike për Kosovën.

“Kjo është vizitë historike për Kosovën dhe vizita e parë e një kancelari gjerman pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Jemi në një moment vendimtar për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij Gjermania e Kosova janë të bashkuar për një Evropë të lirë. Ai ka përmendur edhe ushtarët gjerman që kanë shërbyer në Kosovë., raporton RTKlive.

Kurti ka përmendur rolin e Gjermanisë në zhvillimin e Kosovës. I pari i qeverisë bëri me dije se do të aplikojnë për anëtarësim për statusin e vendit kandidat për BE. Anëtarësimi i Kosovës në partneritetin e paqes të NATO-s, sipas Kurtit është urgjente. Kurse për dialogun, Kurti tha se Kosova është kreative, kurse Serbia është fajtore për ngecje.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit mundësia është më e mirë për rajonin.

Kancelari gjerman arrin në Prishtinë, pritet me nderime të larta shtetërore

(E plotësuar, ora 10:27) Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë, ku me ceremoni shtetërore është nderuar nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Scholz është pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Pas takimi është paraparë të mbahet konferencë për media nga Scholz dhe Kurti./rtk/

 

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit