Totaj ndodhet në një vizitë në Francë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtori Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Morina, së bashku me shumë kolegë dhe ambasadoren e Francës në Kosovë, gjenden në një vizitë në Francë, vizitë kjo e organizuar nga ambasada e Francës në Kosovë.

Siç bën me dije komuna, gjatë këtyre diteve ata kanë vizituar Qendrën Kulturore në qytetin Amiens, si dhe janë takuar me Kryetaren e këtij qyteti.

“Në këtë vizitë, ndër të tjerash është biseduar për rëndësinë e këmbimit të përvojave si dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në Francë ata vizituan qytetin Cambrai dhe u takuan me Kryetarin, vizituan Qendrën Kinematografike në qytetin Turcoing, me të cilën qendër Dokufesti kishte bashkëpunim tashmë”.

“Në qytetin Lille kanë vizituar prefekturën dhe janë pritur nga Prefekti me një koktej rasti, ku është shprehur optimizëm nga të dyja palët për një bashkëpunim të avancuar në lëminë e kulturës dhe jo vetëm”.

Kryetari Totaj ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e tij për këtë organizim./ PrizrenPress.com

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit