9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Totaj në takim me komunitetin boshnjak: Do të qeverism bashkë me Prizrenin

Totaj në takim me komunitetin boshnjak: Do të qeverism bashkë me Prizrenin

Kandidati për kryetar të ardhshëm të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka takuar qytetarë të komunitetit boshnjak në fshatrat Reçan, Mushnikovë dhe Gënçar ku është zotuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë bashkë me të gjihtë.

“Në fshatrat Mushnikovë, Reçan e Gënçar takuam qytetarët e strukturat tona në atë anë, të cilat po punojnë për të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit. Mobilizimi është i jashtëzakonshëm e përkrahja qytetare për PDK-në është e madhe. Programi dhe lista jonë pë asamble janë garanca e një qeverisje të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente. Pikërisht siç e meriton Prizreni” ka thënë Totaj.

Totaj ka vazhduar edhe me takime të tjera në Prizren, ku ka vizituar biznese, komunitetin e taksistëve duke premtuar programin e “Taxi green” për mbështetjen në blerjen e veturave të reja elektrike.

 

 

 

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit