Totaj ngushëllon familjen e 70 vjeçares nga Korisha

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen e 70 vjeçares nga fshati Korishë, e cila humbi betejën me pandeminë Covid-19.

“Shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes së fshatit Korishë”, thuhet në ngushëllimin e Totajt.

Ai tha se PDK në Prizren është duke e përcjellë me shqetësim të madh situatën e pandemisë Covid-19.

“Edhe Prizreni, sikur edhe disa qytete tjera, tashmë është prekur me disa raste me virusin korona, ku dje fatkeqësisht kemi edhe viktimën e parë”.

“Shpresojmë që ky rast me humbje jete, të jetë viktima e fundit në Prizren, por edhe në Kosovë”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit